Alkooli dhe lindja e parakohshme
Një studim australian, ku kanë marrë pjesë rreth pesë mijë shtatzëna, ka treguar se konsumimi i alkoolit në tremujorin e parë të shtatzënisë shton rrezikun e lindjes para kohe në 80%.
Autorët e studimit thonë se më shumë se 40% e femrave, të cilat nuk kanë shtatzëni të planifikuar, në javët e para të shtatzënisë nuk janë të vetëdijshme që janë shtatzëna, prandaj e konsumojnë alkoolin në mënyrë të pakontrolluar, kështu që këto shtatzëna janë të prira që foshnjat e tyre t’i lindin para kohe.