Anika Dokle :Trembemi nga marrëzia e testuesit, jo nga testimi i mjekëve
Anika Dokle, vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle, vijon kritikat ndaj testit të mjekëve e infermierëve. Përveç ironisë me pyetjet skandaloze të testit të infermierisë (rubrika pikante e lapsi.al), ajo thotë se ky stestim nuk mbështetet në ligj, thellon hendekun mjek – pacient, është diskriminues dhe i pabarabartë, mungon fatura financiare etj. Duke vënë në dukje një mori problemesh që sipas saj ka ky test, Dokle u thotë organizatorëve se mjekët e infermierët nuk i tremben testimit, por marrësizë të testuesve. Më poshtë postimi i saj i plotë në Facebook.
TESTIMI I MJEKEVE!
1- Probleme me bazat ligjore ku mbeshtetet. Aktualisht ka nje baze ligjore te qarte per Kurrikulat e Edukimit ne Vazhdim. Pa u shfuqizuar kjo baze ligjore, nuk mund te ndermeren iniciativa te tjera.
2- Terri informativ qe e shoqeron Testimin dhe qellimin e tij, pjell vetem histeri kolektive.
3-Thellon hendekun Mjek-Pacient, nje raport ky qe nder dekada, me shume mund dhe perpjekje eshte ruajtur. Me qindra jete njerezish te shpetuara, me qindra semundje te sheruara. Kete e deshmon radha e gjate e pacienteve neper spitale. Pra, nuk eshte se mungon besimi!! Deshtimet ne Mjekesi jane komplekse dhe varen me se shumti nga politikat menaxheriale(mund te jap shembuj pa fund).
4- Nxit "hordhine" e injoranteve qe mund te shkruajne dhe thone c'tu teket per mjeket dhe pse ne shtepite e tyre rrahin grate, perdhunojne bijat, therin nenat dhe baballaret, vriten per nje vije uji, vjedhin komshiun, vrasin vajzen pse pershendet tek gardhi i shtepise nje djale.. Keta e duan mjekun e mire? Jo. mor shoke jo! Keta duan "varferi" dhe "destabilitet" si ne shtepite e tyre.
5-Eshte diskriminues dhe i pabarabarte. Perjashton shefat dhe pedagoget te cilet sido qe ti shohesh jane bashkefajtore ne kete "zullumin" e madh me emrin SHENDETESI. Jane ata qe nder vite kane kaluar neper duar studente, specializante, mjeke specialiste, doktorante etj.. Jane ata qe nder vite ne cilesine e kryetareve te shoqatave te ndryshme te profesionisteve, kane kredituar edhe formalisht bluzat e bardhe. Pse ta kene bere valle? Duhen testuar dhe ata per praktikat klinike, se ndodh shpesh qe shefat "konjukturale" te bejne me shume gabime mjekesore se mjeket e tjere. Tjeter. Po mjeket e spitaleve private a do te testohen?
6-Mungon transparenca sa i takon fatures financiare. Sa i ka kushtuar nje mjeku procesi i kreditimit ne 5 vjet dhe per cfare i ka sherbyer? Sa do te kushtoje testimi?
7-Me e rendesishmja, ne kendveshtrimin tim, ka lekundur njehere e pergjithmone besimin se SHENDETESINE mund ta drejtojne njerez te mencur, me integritet dhe me ndjeshmerine e nje lideri normal, te afte per te degjuar(minimalisht) te gjitha palet e perfshira ne proces.
Dhe ju driteshkurterve qe mendoni se mjeket tremben prej Testimit!!
Jo, mor jo!
'Tremben" prej marrezise se Testuesit! Shume shpejt eshte radha juaj!!
"Check-up" per te gjithe!!