Antibiotikët dhe ndikimi i tyre në një sistem tretës të shëndetshëm

Në trupin e njeriut jetojnë përafërsisht 40 trilion mikrobe dhe shumica ndodhen në zorrë.

Mikrobet mund të ndikojnë në gjithçka, që nga mënyra se si e tresni ushqimin e deri tek mënyra se si mbroheni kundër kërcënimeve të jashtme si viruset, parazitët dhe bakteret.

Ato krijojnë një ekuilibër që mund të prishet nga një sërë trajtimesh mjekësore, veçanërisht nga antibiotikët.

Zbulimi i antibiotikëve shënoi një të ardhme të re për njerëzit dhe mbeten nja nga mjetet më të fuqishme për trajtimin infeksioneve të ndryshme. E megjithatë përdorimi i tyre nuk vjen pa efekte anësore.

Çfarë tregojnë studimet e fundit rreth ndikimit të antibiotikëve në sistemin tretës?
Në këtë studim u shqyrtuan se si 144 antibiotikë që përdoren më së shumti, ndikojnë në shëndetin e sistemit tretës.

Studiuesit zbuluan se dy klasa antibiotikësh, tetraciklinat dhe makrolidet, shkaktojnë një dëm shumë të madh.

Ato shkatërrojnë bakteret e mira në zorrë, duke rritur rrezikun e sëmundjeve gastrointestinale dhe infeksioneve të përsëritura nga një lloj bakteri i njohur si Clostridioides difficile.

Ky bakter mund të shkaktojë diarre të rëndë, ethe, dhimbje stomaku e madje edhe vdekje.

Këto lloj antibiotikësh përdoren për të trajtuar një sërë infeksionesh të zakonshme, që nga aknet e deri te infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Studiuesit nuk prisnin të shihnin atë lloj ndikimi nga tetraciklinat dhe makrolidet, pasi besohej se ato nuk i vrisnin bakteret e mira.

Megjithatë ata nuk rekomandojnë që mjekët të ndalojnë së përshkruari këto lloj antibiotikësh.

Studiuesit hulumtuan mundësinë e terapive të mundshme që mund të ndihmojnë në zbutjen e këtyre efekteve të padëshiruara dhe rezultatet ishin premtuese, por nevojiten ende më shumë kërkime.

Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për efektet anësore të mundshme dhe ndërveprimet e antibiotikëve.

A ka ndonjë antibiotik natyral?
Disa nga antibiotikët natyralë janë mjalti, vaji i trumzës dhe vaji i rigonit.

Ekstraktet e hudhrës, boronicës së kuqe dhe mirrës gjithashtu kanë veti antibiotike.

Disa barishte janë antibiotikë efektivë, duke përfshirë shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin.

Trajtimet natyrale janë edhe çaji jeshil, majdanozi, nenexhiku dhe kamomili.

Ju mund të eksperimentoni me kombinime të ndryshme trajtimesh natyrale për të gjetur se cilat janë më efektive për nevojat tuaja.

SHKARKO APP