Aplikacionet që ushtrojnë trurin dhe reduktojnë stresin

Ka shumë arsye se pse duhet ta ‘palestrojmë’ trurin. Mund të marrim rezultate më të mira në provime ose të punojmë më mirë. Ndoshta dikush ka nevojë sepse ka probleme me kujtesën dhe do ta shmang këtë problem. Thonë që këto aplikacione mund të ndihmojnë në ‘mbarëvajtjen’ dhe mirëfunksionimin e trurit.

Lumosity

Ndihmon në ushtrimin e trurit për kujtesë dhe vëmendje më të mirë. Këtë aplikacion e përdorin rreth 70 milionë njerëz në botë.

Perssonal Zen

Loja është krijuar nga d-r Denis dhe kërkuesit nga kolegji “Hanter” si dhe Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut. Ajo zvogëlon ankthin te lojtarët duke e bërë trurin që në jetë  të fokusohet gjithnjë të gjërat pozitive.

Brain Trainer Special

Në këtë aplikacion duhet të kaloni shkronja dhe numra, të zgjidhni probleme matematikore, si dhe gjëra të ngjashme që e mbajnë trurin tuaj në formë.

Brain Fitness Pro

Ky aplikacion synon të përmisojë aftësitë në përqëndrim, kujtesën dhe zgjidhjen e problemeve.

Happify

Doni që ta trajnoni trurin tuaj që të jetë më i gëzuar? Kërkuesit kanë treguar se kjo gjë edhe është e mundur. Kjo sepse ekzistojnë aktivitete që zhvillojnë aftësitë për të tejkaluar problem ose për t’i zgjidhur ato më lehtë. Largon mendimet e këqija dhe ndihmon për një jetë sa më të hareshme.

Positive Activity Jackpot

Apliakcioni është krijuar për ushtarët e sapokthyer nga lufta. Ajo ndihmon në përmballimin e stresit. Tanimë e përdorin edhe shumë njerëz që kanë probleme me depresionin.

Fit Brains Trainer

Në të mund të gjeni më shumë se 360 lojëra të veçanta, përfshirë dhe ‘puzzle’ për të përmisuar aftësitë tuaja mendore.

Eidetic

Aplikacioni premton se do të ju bëjë që të kujtoni gjithçka, nga numrat e rëndësishëm të telefonave e deri te fjalë e fakte me rëndësi. Gjithashtu ky aplikacion vazhdimisht ju thërret (njofton) për ushtrime dhe testime.

ReliefLink

Aplikacioni është ndërtuar për të parandaluar vetëvrasjet, por gjithashtu mund të përdoret edhe si mjet për përmisionin e humorit, gjë që tanimë e bëjnë shumë njerëz në mbarë botën.

 

SHKARKO APP