Arsyeja pse fëmijët mbajnë gishtin në gojë
Fëmijët që thithin gishtin e tyre apo kafshojnë thonjtë zhvillojnë më pak alergji se fëmijët e tjerë. Sipas autorëve të revistës Pediatrics dhe shkencëtarëve, kjo ndodh për shkak të ekspozimit më të lartë të këtyre fëmijëve ndaj baktereve.
Gjatë thithjes apo kafshimit të gishtit fëmijët mund të marrin mikrobe që forcojnë sistemin imunitar të fëmijëve, duke i bërë ata më pak të prekshëm nga virozat e stinës apo alergjive të formave të ndryshme.
Në studim janë marrë fëmijë të moshave 5, 7,9 dhe 11 vjeç të cilët fusin gishtin në gojë apo kafshojnë thonjtë dhe rezultatet përfundimtare të studimit lidhen me të dhënat që janë marrë nga njerëzit e moshës 13-33 vjeç ( të cilët në fëmijërinë e tyre kishin zakonet e lartpërmendura).
Rreth një e treta e fëmijëve që thithnin gishtin në moshën 13 vjeçare ishin 80% më pak të rrezikuar ndaj alergjive në krahasim me moshatarët e tyre.