Arsyet përse qumështi nuk duhet kombinuar asnjëherë me fruta
Roli i qumështit në shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm.
Këtë e kemi mësuar që në fëmijëri dhe shkenca e ka provuar. Ai është plot vlerë për imunitetin dhe për të gjithë trupin nga koka tek këmbët. Megjithatë, me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështit shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën.
Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.
Një nga kombinimet më të zakonshme të qumështit është ai me fruta të ndryshme në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme.
Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar.
Arsyet Përse Qumështi Nuk Duhet Kombinuar Me Fruta?
Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale. Sipas këshillave të ekspertëve të kësaj mjekësie, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë.
Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht tek tretja e frurit dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak. Kur qumështi kombinohet me frutat me aciditet të lartë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak.
Kombinimi më i sigurtë për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie.