Arsyet pse duhet të hani më shpesh kastraveca
Përveç faktit që trangujt janë të mirë për hidratim, ka edhe disa arsye të tjera pse duhet t’i konsumoni më shpesh.
Hulumtimet kanë treguar se lëngu i kastravecit mund të ulë presionin e gjakut.
Për të reduktuar rrezikun e diabetit të tipit 2, ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimeve me indeks të ulët glicemik, ku përfshihen edhe kastravecët (indeksi i tyre glicemik është 15).
Nëse po përpiqeni të humbni peshë, përfshini trangujt në dietën tuaj. Një filxhan kastravec përmban vetëm 16 kalori. Në këtë mënyrë do të jeni më të ngopur për më gjatë. Në një studim të botuar në revistën profesionale Filotherapy, u tha se kastravecët mund të ndihmojnë me kapsllëkun.
“Trangujt janë të pasur me lëndë ushqyese që parandalojnë fryrjen dhe janë të mirë edhe për zgjidhjen e llojeve të tjera të problemeve të stomakut. Falë tyre do të jeni në gjendje të ruani shëndetin e zorrëve”, ka thënë dietologia Lisa Richards.
Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se kastravecët largojnë radikalet e lira të dëmshme falë vetive të tyre antioksiduese (ato përmbajnë flavonoide).
Antioksidantët bllokojnë stresin oksidativ – procesi kimik që krijon radikale të lira të dëmshme – i cili është treguar se kontribuon në kancerin dhe sëmundjet e zemrës.