Arsyet pse nuk duhet të pini ujë të ftohtë nga frigoriferi
Me afrimin e verës, nevoja për të pirë ujë të ftohtë rritet, pasi gjatë stinës së dimrit, e kemi evituar disi.
Por gjithsesi, edhe uji që mbahet në frigorifer, jo domosdoshmërisht tek ngrirja, nuk është i këshillueshëm e mirë pasi mund t’ju shkaktojë probleme në shëndetin tuaj.
Por ju do të mendoni me të drejtë, se çfarë problemesh shkakton uji i ftohtë? Më poshtë mund të lexoni disa prej tyre këtyre arsyeve, shkruan Revista Class.
Uji i ftohtë dobëson sistemin e imunitetit
Të pish ujë të ftohtë menjëherë pas një vakti dobëson funksionet e metabolizmit dhe e bën atë më të avashtë. Ndonëse këto efekte janë minimale, kjo gjë varet nga organizmi i secilit prej nesh.
Shkakton probleme për aparatin tretës
Pirja e ujit të ftohtë pengon procesin tretës pasi shkakton ngushtim të enëve të gjakut.
Uji i frigoriferit përkeqëson disa probleme shëndetësore
Sipas European Society of Pediatric Allergy and Immunology, uji i ftohtë përkeqëson gjendjen e azmës dhe migrenës. Uji i ftohtë u shkakton dhimbje koke shumë njerëzve, ndaj nëse ndieni se koka ju dhemb fill pas pirjes së ujit e keni nga kjo.
Shkakton dhimbje fyti
Uji i ngrohtë ndihmon në krijimin e një mukoze mbrojtëse në rrugët respiratore ndërkohë që uji i ftohtë bën të kundërtën duke rritur rrezikun të prekeni nga bakteret, viruset apo agjentët e jashtëm.