Arsyet pse perimet nuk duhet zjerë, ja si duhet ti konsumoni!

Dietat e shëndetshme kanë në menunë e tyre, perimet e ato shumica i zien e më pas i konsumon. Për shkak të mënyrës se si gatuhen perimet, e nëse i zieni perimet ato humbin 50% të vlerave të tyre ushqyese sipas nutricionistes Tracy Lesht.

Ajo ka thënë se disa perime, sidomos ato që përmbajnë vitamina që shkrihen në ujë, nuk duhen zjerë kurrë. Këtu përfshihen lakra, spinaqi, lakra jeshile, brokoli, fasulet dhe bizelet.

Arsyeja është se vitaminat shkrihen në ujë, dhe nëse i zjeni perimet që kanë këto vitamina nuk do të keni shumë të mira shëndetësore prej tyre. Por kjo nuk do të thotë të mos i hani bashkë këto perime.

Këshilla e saj është: “Zvogëlojeni sa më shumë kohën e gatimit dhe përdorni sasi të vogla uji me nxehtësi të ulët për të marrë maksimumin e vlerave ushqyese”, thotë Lesht.

Edhe NHS Choices thotë se: “Duke gatuar ushqimet, veçanërisht duke i zjerë ato, ne humbim disa prej këtyre vitaminave. Mënyra më e mirë për të mbajtur disa prej këtyre vitaminave që shkrihen në ujë është ti zjen në avull ose ti piqni, por jo ti zjeni. Ose mund ta përdorni lëngun e tyre për të bërë supëra dhe gjellëra dhe jo ta derdhni”.

SHKARKO APP