Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Autonomia spitalore dhe një model si do jetë e gjithë QSUT

Shëndeti E diel, 18 Prill 2021 02:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autonomi spitalore dhe kalim i administrimit të spitaleve nga ministria tek trupa e mjekëve do të jetë modeli i ardhshëm i organizimit spitalor. Ky objektiv i reformës strukturore në shëndetësi u bë sot publik nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndodhej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku u përurua rikonstruksioni dhe pajisja e repartit të neurologjisë.

Kryeministrinë, që shoqërohej në këtë inspektim nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, theksoi se autonomia spitalore do të jetë reforma më e rëndësishme strukturore, që synon miradministrim e spitaleve nga vetë ata që qëndrojnë më pranë pacientëve.

“Këtu mund të shohim edhe bazën solide të asaj që do të jetë reforma më e rëndësishme strukturore dhe që do të garantojë autonominë spitalore. Pra, kalimi i fateve të administrimit të spitaleve nga duart e ministrisë dhe të qeverisë në duart e trupës që është në frontin e betejës me sëmundjen dhe që jo vetëm duhet të zbatojë, por duhet të projektojë dhe të ketë në dorën e vet, mundësinë që projektet e veta t’i financojë me vendimmarrjen e vet autonome.” – u shpreh Kryeministri Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri vizitoi disa nga shërbimet e Spitalit Neurologjik, që pas rikonstruksionit plotësojnë standardet bashkëkohore për trajtimin e kësaj tipologjie sëmundjeje. Në shërbimin e konsultave ambulatore, Kryeministri u bë dëshmitar i trajtimit të një rasti urgjence nga spitali rajonal i Vlorës rast, i cili u zgjidh nga mjekët e specializuar të këtij spitali falë teknologjisë së shkëmbimit të imazheve ose telestrokës. Kryeministri u ndal edhe në shërbimin e rehabilitimit fizik, ku struktura e fizioterapisë për të parën herë shfaqet me një palestër moderne, të mirëpajisur, që së bashku me elementë të tjerë do të sjellë përmirësimin dhe riaftësimin në një kohë më të shkurtër të pacientëve me probleme si pasojë e sëmundjeve neurologjike. Në këtë shërbim është vendosur për të parën herë “acces control” për personelin, duke mundësuar kështu dhe monitorimin e kohës së punës në shërbim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shefi i Shërbimit të Neurologjisë Mentor Petrela i vlerësoi kushtet e reja që ofron ky shërbim vetëm me një fjali “Një normë europiane”.  Ndërsa neurologjia Jera Kruja, me një përvojë të gjatë, mbi tre dekade, në këtë shërbim u shpreh e entuziazmuar për atë çka përfaqëson e ofron spitali sot.

Mund t'ju interesojë

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Para 9 orësh
Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12

“Vitet e fundi kishte ardhur një moment që spitali kishte arritur në një nivel shumë të ulët shërbimi përsa i përket strukturës. Ne do të mundohemi ta mirëmbajmë me të gjithë stafin tonë,” – u shpreh mjekja neurologe. 

Drejtoresha e QSUT-së Ogerta Manastirliu e cilësoi Shërbimin e Neurologjisë një shembull i modelit dhe i vizionit të qeverisë për administrimin spitalor.

“Është një spital që ofron kushte dhe standarde bashkëkohore jo vetëm nga infrastruktura, por edhe nga modeli i administrimit dhe vizionit që ne kemi implementuar në këtë spital, për mënyrën sesi ne duam të menaxhojmë pacientët, që ata të kenë dhe t’u ofrohen të gjitha shërbimet me cilësi. Ky është modeli që ne duam të zhvillojmë për gjithë shërbimin tonë spitalor,” – tha Manastirliu.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama nënvizoi se ndryshimi që sjell ky Shërbim është i prekshëm, ndërsa e quajti si nga pikëpamja e infrastrukturës dhe e organizimit, modeli i të nesërmes për të gjithë shërbimin spitalor shqiptar.

“Ky është një model i prekshëm për atë që ne mund dhe do të bëjmë për shërbimin tonë spitalor, duke e nisur nga kjo qendër spitalore universitare ku pa as më të voglin ndryshim, çdo strukturë do të jetë si kjo strukturë. Praktikisht, norma europiane, e konsoliduar për nga pikëpamja e infrastrukturës dhe e organizimit në këtë strukturë, do të jetë një normë europiane e konsideruar në të gjitha strukturat e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndërkohë që, pa as më të voglin dyshim, duke qenë se këtu është bërë më në fund, një punë pa hile, një investim pa hile, një përfshirje pa hile e të gjithë aktorëve të përfshirë në projekt, që nga ata që kanë zbatuar projektin e ndërtimit deri tek ata që kanë ndërtuar dhe po implemejtojnë këtë organizim të ri, sot është dita për të thënë ja ku jemi dhe ja ku e kemi të prekshme atë që do të jetë nesër, për gjithë njerëzit në nevojë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në të gjitha strukturat e veta. Por si çdo gjë që kërkon kohë, kjo do të kërkojë kohën e vetë. Por, koha që do të kërkojë do të jetë shumë më e shkurtër se koha e humbur në gjithë këto vite degradimi, rrënimi dhe bastardimi të shërbimit spitalor dhe braktisjeje të mjekëve, të infermierëve e të gjithë trupës që ka punuar me heroizëm në gjithë këto vite, në mungesë të plotë të një organizimi dhe të një administrimi, ashtu siç duhet,” – u shpreh Kryeministri, pasi vizitoi ambientet e rikonstruktuara.   

Spitali Neurologjik është ndërtuar në vitin 1978. Tashmë, Shërbimi i Neurologjisë është jo vetëm i rikonstruktuar, por dhe i pajisur me hotelerinë e nevojshme për funksionim. Dhomat e pacientëve plotësojnë një tjetër standard bashkëkohor, sikundër organizimi i recepsioneve  është një tjetër standard i vendosur, që lehtëson marrjen e shërbimit në kohë dhe me cilësi nga pacientët.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 3 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 3 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 4 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 12 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.