Banane me kanellë, sekreti për një gjumë të rehatshëm

Bananet kanë shumë kalium dhe magnez, minerale që përmirësojnë cilësinë e gjumit. Këto minerale kur merren në sasi të minimizuar ose kur eliminohen nga dieta, ndikojnë negativisht në nivelin e kortizolit dhe bëjnë që venat dhe muskujt të lëshohen.

Kanella nga ana tjetër ka shije dhe aromë jashtëzakonisht të këndshme dhe ndihmon në lehtësimin dhe relaksimin e trupit. Përveç kësaj, ajo ndihmon edhe në tretje. Si të përgatisni një pije me përbërës banane dhe kanellë? Përbërësit janë 1 banane, pak kanellë dhe 1 tenxhere të vogël me ujë. Hiqni lëkurën e bananes dhe vendosini në ujë. Lëreni ujin derisa të vlojë për 10 minuta. Pastaj, nëpërmjet kullesës hidheni në një gotë të madhe. Më pas shtojini kanellë. Konsumojeni këtë pije të shijshme një orë përpara se të shkoni në shtrat për gjumë.

Bananet janë ushqimi ideal për t’u rimbushur me energji. Nga pikëpamja ushqyese ato ofrojnë karbohidrate dhe kanë një përmbajtje të shkëlqyer të kripërave minerale, duke përfshirë magnezin, kaliumin, manganin dhe bakrin. Ato përmbajnë vitamina, duke përfshirë vitaminën B6, vitaminën B9 dhe vitaminën C. Bananet më pas sigurojnë fibra, duke përfshirë ato të tretshme si inulina, të cilat janë lëndë ushqyese e preferuar për mikrobiotën e zorrëve.

Shumë prej jush mendoni se kur banania fillon e nxihet ka ardhur momenti që duhet ta hedhim, mirëpo nuk është kështu. Udhëzimi i FDA thotë se për sa kohë që ato nuk janë të mykura nga jashtë, janë krejtësisht të sigurta për t’u ngrënë. Shumë mund ta lidhin mykun me njollat e zeza që shfaqen në lëkurë, por një teori e tillë është krejtësisht e gabuar. Në fakt, myku shfaqet si njolla të bardha, gri ose jeshile, njësoj si myku në bukë, ndërsa njollat e zeza madje edhe lëkura e zezë nuk paralajmërojnë për një kërcënim për shëndetin. Gjithashtu, një element tjetër që na tregon se banania duhet hedhur është era e keqe.

SHKARKO APP