Banane me xhinxher, kombinimi i fuqishëm që largon yndyrnat në trup

Dietat janë gjithmonë të mundimshme kur vjen puna për të humbur peshë. Por përveç dietave ka edhe mënyra të tjera efikase që ju ndihmojnë të humbni kile.

Një kombinim ushqimor i bananes me xhinxherin është një mënyrë e tillë. Kjo sepse banania është një burim i mirë kaliumi, fibrash dhe antioksidantësh, që përmban edhe sheqer natyral i cili i jep energji trupit dhe e ushqen në mënyrë korrekte. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson sistemin e tretjes. Ndihmon edhe në absorbimin e nutrientëve nga ushqimet. Në të njëjtën mënyrë, xhinxheri përshpejton metabolizmin dhe ruan ndjesinë e ngopjes. ‘Living’ sjell këtë recetë për ta përgatitur edhe ju në shtëpitë tuaja

1 lugë gjelle xhinxher i grirë

1 banane e pjekur mirë

1 gotë boronica (të freskëta ose të ngrira)

2 lugë gjelle fara lini

Gjysmë filxhani spinaq

Disa kuba akulli

Përgatitja:

Hidhni boronicat dhe bananen në frulator, më pas shtoni xhinxherin, spinaqin dhe farat e linit. Frulojini derisa të merrni një përbërje të lëngshme, homogjene dhe më pas shtoni gjysmë gote ujë të ftohtë nëse dëshironi. Përfundoni përzierjen dhe sapo keni krijuar një lëng të mrekullueshëm ushqyes.

Mund të pihet çdo ditë në orarin e mëngjesit dhe në pak ditë do të humbisni 1-3 kile.

SHKARKO APP