Bananet ndihmojnë edhe për një gjumë më të rehatshëm

Bananet janë ndër frutat që nuk kushtojnë shumë, e që janë tepër të rëndësishme për shëndetin, në sajë të vetive të tyre.

Ndër të tjera bananet përmbajnë kalium, duke u bërë një burim i rëndësishëm mineralesh, madje përmbajnë edhe kalcium dhe fosfor.

Ngrënia e një bananeje në mëngjes, ose ndërmjet vakteve, është një mënyrë shumë e mirë që organizmi të marrë sasinë e duhur të kripërave minerale.

Bananet janë të pasura dhe me vitaminat, C, B1, B2 dhe B6, vitamina të cilat luajnë rol të rëndësishëm për funksionin cerebral. Por, edhe për aparatin tretës janë shumë të mira, pasi janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë aparatin tretës të gjejë normalitetin.

E më e rëndësishmja, bananet këshillohen për të gjithë ata që vuajnë nga çrregullimet e gjumit.

SHKARKO APP