Bananet ndihmojnë shëndetin e zemrës
Banania është një nga frutat që përmban shumë kalium. Sipas “Health Line” kjo ndihmon shumë në shëndetin e zemrës pasi kaliumi është një mineral që është thelbësor.
Një dietë e pasur me kalium mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, dhe njerëzit që hanë shumë kalium kanë deri në 27% rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Për më tepër, bananet përmbajnë një sasi të mirë të magnezit, i cili është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.