Bebet nuk duhet të lahen në det

Ndonëse jemi në mes të sezonit të plazhit shumë prindër i marrin fëmijët në plazhe por nuk infomohen se kur është momenti që ata duhet të bien në kontakt me ujin në det.

Mjekët pediatër ngrënë alarmin si dhe listojnë efektet e padëshiruara që mund të shfaqen tek fëmijët nëse lahen në det.

“Fëmijët e vegjël duhet të kenë shumë kujdes nga uji i detit dhe i pishinave. Të vegjlit e moshës 6 muaj e sipër këshillohen të lahen në ujin e detit. Nuk rekomamdohet mosha më e vogël pasi fëmija mund të ketë mundësi irritimi të lëkurës dhe infeksione”.

Imuniteti i foshnjave nuk është plotësisht i zhvilluar dhe ata mund të sëmuren duke hyrë në det.

“Kujdes duhet dhe nga rrezet e diellit me kremra me SPF 30 50. Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në orët e pikut 10-17”.

Çfarë duhet të keni kujdes:

Foshnjat deri në një vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta në det. Fëmijët nga 18 muaj deri në 3 vjeç nuk duhet të kalojnë 20 deri në 40 minuta.

SHKARKO APP