Beqja: Ligji antiduhan, efekte të kënaqshme

“Shqipëria Jo Duhanit!” ishte aktiviteti i organizuar në qytetin e Elbasanit  pas atyre të Tiranës, Korçës, Beratit dhe Vlorës, iniciuar nga një grup nismëtarësh te shoqërisë civile me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky aktivitet sensibilizues  synon rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinionit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit.

Aktiviteti ndërgjegjësuese antiduhan u organizua në qendrën e qytetit, pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit, me pjesëmarrjen nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Elbasanit, ku edhe është organizuar një lojë basketbolli në mbështetje të nismës “ Shqiperia Jo Duhanit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pranishëm në këtë aktivitet sensibilizues ka qene edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, përfaqësues të pushtetit lokal, Institutit te Shëndetit Publik etj. Ministri Beqja ftoi qytetarët në pjesëmarrje aktive për mbrojtjen e mjedisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shkencerisht është provuar dëmi që shkakton pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive janë provuar shkencërisht se kryesisht shkaktohen nga pirja e duhanit. Ndryshimet e ligjit për pirjen e duhanit u bënë për të forcuar zbatimin e tij”, tha  Beqja.

Në vijim ai shtoi se “një falënderim për sensibilizimin e mospirjes së duhanit i shkon qytetarëve që po zbatojnë ligjin. Ne si ministri do të punojmë në tre drejtime, informimin, shtrenjtim të kostos së duhanit dhe inspektime dhe ndëshkime për ata që e thyejnë ligjin. Këto masa jemi të bindur se do të na japin efekte të kënaqshme”.

Kreu i bashkisë, Qazim Sejdin, i ftoi qytetarët dhe pronarët e lokaleve, të sensibilizohen dhe të ndalojnë pirjen e duhanit në ambjente publike, pasi sipas tij, ky sensibilizim është në të mirë të komunitetit duke evituar sëmundjet. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?