Bërja e çiçit në krevat mund t’iu bëjë keq fëmijëve, çfarë duhet të hanë dhe pinë për ta shmangur
Bërja e çiçit në krevat është një problem nga i cili vuajnë shumë fëmijë dhe adoleshente nga 5 deri në 14 vjeç. Një problem që shpesh nuk raportohet tek mjeku pediatër, me besimin se do të kalojë vetë, por që në fakt mund të ketë pasoja gjatë jetës, si probleme në sferën seksuale gjatë rritjes.
Kërkesa ndihmë tek mjeku për një diagnozë më të saktë, është hapi i parë për zgjedhjen e problemit. Enuresa e natës, siç u tha në konferencën e shoqatës italiane të pediatrisë të premten që lamë pas, ka një rëndësi të veçantë për t’u trajtuar.
Pediatria urologe italiane, Maria Laura Chiozza, e departamentit të pediatrisë në Universitetin e Padovas, tha se një rëndësi të veçantë ka ushqimi që konsumohet në darkë.
“Duhet limituar kalciumi i tepërt, sidomos në darkë, kjo pasi kalciumi që gjendet tek ushqimet si qumështi apo djathi ndikon në urinim”, tha Chioza.
Ajo shton se prindërit duhet të tregojnë vëmendje ndaj disa sinjalëve, ku fëmija është më i prirur të urinojë natën, nëse edhe prindërit në vegjëli e kanë bërë një gjë të tillë.
“Nëse vrapojnë në minutën e fundit në banjo dhe lagin pak edhe mbathjet, apo bëjnë gjithçka për të mos shkuar në tualet, do të thotë se fshikëza e tyre e urinës nuk funksionon siç duhet”, thotë pediatrja, shkruan noa.al.
Po ashtu ajo shton se heqja e pelenës së fëmijës kur nuk është ende gati, sidomos gjatë natës, mund ta shtojë problemin.
Maria Laura Chiozza, thotë se nga të dhënat e fundit rezulton se 60% e fëmijëve që vuajnë nga enuresia në Itali, nuk i janë nënshtruar vizitës te pediatri për problemin.
Ajo shton se viteve të fundit janë krijuar terapi të reja, që ndihmojnë për të luftuar këtë problem.