Bërja e një tatuazhi është rrezik shëndetësor
Boja nuk është e vetmja gjë që mbetet kur bëni një tatuazh. Tani, një studim i ri ka zbuluar se grimca të vogla metalike nga gjilpëra e tatuazhit hyjnë në lëkurën tuaj dhe udhëtojnë drejt nyjeve limfatike. Studiuesit e Institucionit Evropian të Rrezatimit Synchrotron (ESRF) në Francë, zbuluan se nikeli dhe kromi, ‘shkarkohen’ nga gjilpëra e tatuazhit kur përdoret një pigment i caktuar. Pigmenti i bardhë quhet dioksid titaniumi dhe shpesh përzihet në ngjyra të ndritshme si blu, jeshile dhe e kuqe.
Ekipi mendon se këto metale të rënda mund të shpjegojnë se pse disa njerëz kanë reagime të këqija ndaj tatuazheve dhe synojnë të hetojnë efektet e mëtejshme shëndetësore të metaleve, potencialisht toksik, të shkaktuar nga tatuazhet. Një studim i vitit 2015 i kryer nga Universiteti i Nju Jorkut anketoi 300 persona me tatuazhe dhe më shumë se 10 përqind raportuan se pësuan një reagim të fortë alergjik.
Fillimisht shumica e ekspertëve fajësuan bojërat por ekipi në ESRF zbuloi se grimcat metalike ishin në nyjet limfatike të njerëzve me tatuazhe dhe po përpiqeshin të gjenin një lidhje. “Ne po vijonim studimin tonë të mëparshëm, duke u munduar të gjejmë lidhjen midis hekurit, kromit, nikelit dhe ngjyrosjes së bojërave. Pasi studiuam disa mostra të indeve njerëzore dhe gjetëm komponentë metalikë, kuptuam se duhet të ketë diçka tjetër … Atëherë kemi menduar të testojmë gjilpërën dhe ky ishte momenti ynë ‘eureka’, tha një prej shkencëtarëve.