FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Betejë kundër sheqerit

Beteja kundër konsumit të tepruar të sheqerit, duhet të jetë njësoj e ashpër si ajo ndaj duhanit. Ky është propozimi që mbërrin nga Instituti për Kërkimet Publike në Londër për të frenuar obezitetin në rritje.

Sipas rrjetit britanik BBC, pas taksës së shtuar mbi pijet e ëmbla, studiuesit propozojnë që mos të përdoren më imazhe për zbukurimin e konfeksioneve të ëmbëlsirave, snack dhe pije të ëmbla.

Ideja në thelb është që këto produkte të vihen në të njëjtat kushte me të gjitha produktet, siç ndodh me frutat dhe zarzavatet që nuk kanë zbukurimet dhe logot e markave të ndryshme për ti bërë më tërheqëse për konsumatorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambalazhet dhe konfeksionet pa imazhe madje do të ndihmojnë që konsumatori të bëjë një zgjedhje më të mirë dhe të drejtë. Për momentin qeveria britanike nuk ka reaguar mbi këtë propozim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?