Bie poshtë ”miti”, buka nuk ju shëndosh

Nëse deri tani keni limituar sasinë e bukës me idenë që buka ju shëndosh na duhet t’ju lajmërojmë që gaboheni.

Në fakt ky mit, i cili ekziston prej shumë kohësh është jo ivërtetë dhe duhet tё bёhet e qartё njёherё e pёrgjithmonё se pesha varet nga konsumi total i kalorive brenda ditёs dhe jo vetёm i njё pёrbёrёsi.

Nuk ekzistojnё ushqime qё të shёndoshin dhe ushqime qё dobёsojnё. Njё dietё e balancuar, mbёshtetet nё tё gjitha grupet e ushqimit dhe ka si karakteristikё masёn dhe shumёllojshmёrinё.

Kёtu duhet theksuar se buka, ashtu si edhe drithёrat gjenden nё bazёn e piramidёs ushqimore, ç’ka do tё thotё se duhet tё konsumohen nё pёrditshmёri.

Konsumimi i bukёs ёshtё njё nga zgjedhjet mё tё shёndetshme dhe vlerat ushqyese qё pёrmban sjellin shumё tё mira nё organizёm:

Fibrat, thelbësore për tretje të mirë dhe funksionin e zorrëve.

Amidoni, burimi i energjisë trupit.

Vitaminat e grupit B (B1 dhe B2), të cilat kontribuojnë në gjendje të mirë të sistemit nervor dhe metabolizmit.

Duhet tё dini se konsumimi i saktё i bukёs nuk shёndosh. Buka e zezё ёshtё ajo qё sugjerohet nё çdo program diete, por e vёrteta ёshtё qё ajo ka pothuajse tё njёjtat kalori me bukёn e bardhё. Çdo fetё 30 gram pёrmban rreth 70-80 kalori, shkruan ATSH.

Sasia qё secili duhet tё konsumojё nё pёrditshmёri varet nga kaloritё e nevojshme tё trupit dhe programin ditor. Me afёrsi mund tё thuhet se njё konsumim i balancuar, kёrkon 4-5 feta nё ditё.

SHKARKO APP