Bima mrekulli që parandalon sëmundjet e zemrës

 

Një bimë vjen nga shumë larg vendit tonë, dhe është kërpudha tibetiane. Kështu quhet receta që po përhapet së fundmi në vendin tonë, ardhja e së cilës ende nuk ka autor e bashkë me të një fletë formati, ku janë shënuar të gjitha mënyrat e përdorimit të kurës, vetitë kuruese të saj si dhe përgatitjen e recetës.

Ajo duket tamam si një legjendë e largët, nga e cila njerëzit presin shpëtimin.

Përse përdoret kërpudha tibetiane

Rregullon dhe ekuilibron sistemin imunitar të trupit.

Shëron sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe shpërbën kolesterolin (yndyrën) në enët e gjakut.

Shëron sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe shpretkës.

Pastron rrugët e kalimit të lëngut biliar (të fshikëzës së tëmthit) dhe tret gurët e formuar aty.

Shëron sëmundjet e veshkave dhe kontrollon rrugët urinare.

Shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, zhduk ulçerat.

Forcon veprimin e antibiotikëve dhe mjekon pjesët e infektuara në të gjithë organizmin.

Rregullon tensionin e gjakut.

Mjekon kancerin dhe pengon zhvillimin e metastazave.

Pengon plakjen e shpejtë.

Heq dobësinë trupore dhe lodhjen nga stresi.

Përmban çdo vitaminë të nevojshme për jetën.

Historia e kërpudhës

Është e çuditshme kur mendon se kërpudha e mbajtur në qumësht çdo 17­të ditë rilind një tjetër kërpudhë. E kjo është mënyra e përhapjes së magjisë së re, e cila po kalohet dorë më dorë.

Kërpudha tibetiane çdo 17 ditë ka ciklin e shtimit dhe pjesa e re pritet dhe i jepet një njeriu që ta kërkon, në të kundërt flaket. Kështu është bërë e mundur përhapja e saj, nga e cila dhjetëra njerëz kërkojnë shërimin.

E bashkë me formatin ku shkruhet gjerë e gjatë për përdorimin, në fund gjendet edhe një shënim i vogël mbi historinë e zbulimit të kësaj kërpudhe. Kjo kërpudhë rritet nga priftërinjtë tibetianë.

Në Europë, kërpudhën tibetiane e solli një profesor i Klinikës Universitare të Gleivitzit në Poloni. Ky i fundit, gjithmonë sipas rrëfenjave, punonte që prej 5­vjetësh në Indi, ku edhe u sëmur nga kanceri në mëlçi.

Ai u mjekua me këtë kërpudhë nga priftërinjtë dhe, u kthye nga India plotësisht i shëruar. Ky profesor ka qenë edhe përhapësi i kërpudhës magjike në Europë, e cila veç qumështit nuk do kujdes tjetër.

SHKARKO APP