Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:12 Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë Në një mbrëmje të vështirë për Interin në Bergamo, ku zikaltërit u ndalën në një barazim spektakolar 4-4 ndaj Atalantës, një emër spikati mbi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Birrë përpara verës, apo e kundërta? Dhimbjet e kokës…

Shëndeti E martë, 21 Shtator 2021 05:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Jeni pijedashës dhe kërkoni të gjeni “formulën magjike” sesi t’i shpëtoni dhimbjes së kokës, pasi keni konsumuar sasi përtej normales? Ka nga ata që zbatojnë mitin “konsumoni birrë përpara verës dhe do të jeni shkëlqyeshëm; nëse konsumoni verë përpara birrës do të ndiheni të shkatërruar”.

Por, një studim i fundit e ka hedhur poshtë këtë ide, për të cilën disa prej nesh ndoshta edhe mund të betohen se funksionon gjatë përzierjes së pijeve alkoolike. Sipas studiuesve, pak rëndësi ka radha e pijeve në masën e efekteve të dhimbjes së kokës. Për ta testuar teorinë e mësimpërme, studiuesit u dhanë pije alkoolike 90 vullnetarëve, sipas renditjeve të ndryshme, e këtë e përsëritën edhe një javë më vonë, por me rend të ndryshuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Studimi zbulon se “sa të dehur” u ndienë njerëzit dhe nëse kishin tregues të përmirësuar ditën pasardhëse “nëse e kishin nxjerrë” alkoolin. Megjithatë, shkencëtarët thonë se njerëzit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj gjetjeve të tyre, për të lehtësuar disi mundësitë për një dhimbje ekstreme koke.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shumëkush prej nesh ka teorinë e vet sesi të parandalohet një dhimbje koke, apo të bëhet më e përballueshme, kur ajo nis. Në fakt, pak dihet se çfarë e shkakton me të vërtetë dhimbjen, ndërsa shkenca ende nuk ka gjetur një kurë të vërtetë dhe efektive.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Për të studiuar radhën e pijeve dhe gjendja një ditë më pas, studiuesit morën 90 persona të moshës nga 19 deri në 40 vjeç, duke i ndarë në tri grupe. I pari konsumoi rreth 2 gota e gjysmë birrë, ndjekur më pas nga 4 gota të mëdha vere të bardhë, ndërsa grupi i dytë konsumoi të njëjtën sasi, por me rend të përmbysur. Grupi i tretë ishte si të thuash një grup “kontrolli”, që konsumoi vetëm birrë, ose vetëm verë.

Një javë më vonë, pjesëmarrësit në dy grupet e para ndërruan role, ndërsa ata në grupin e tretë ndryshuan llojin e pijes alkoolike. Atyre iu kërkua më pas të gjykonin sesa të dehur kishin qenë në fund të çdo dite që kishin konsumuar alkool gjatë testimit, e sigurisht që u mbajtën nën mbikëqyrjen mjekësore përgjatë netëve.

Ndryshimi i rendit të pijeve nuk është se solli dallime të mëdha për dhimbjen e kokës që shkaktuan, që u mat përmes një pyetësori. Ishte gjithashtu e pamundur të parashikoje intensitetin e dhimbjes së kokës, bazuar në faktorë si mosha, pesha trupore, sjelljet e të dehurit, apo sa shpesh njerëzit hasin dhimbje koke. Gjithsesi, pati një diferencë të dukshme mes dy sekseve, me femrat që tentojnë të kenë më shumë dhimbje koke sesa meshkujt.

“E vetmja mënyrë e besueshme e parashikimit sesa keq do të ndihemi ditën pasardhëse, është pikërisht sa të dehur ndihemi apo nëse jemi të sëmurë apo jo. Këto janë vijat e kuqe që duhet të kemi parasysh kur konsumojmë alkool”, tha Jöran Köchling, nga Universiteti Witten/Herdecke në Gjermani, autori kryesor i studimit.

Megjithëse dhimbjet e kokës janë shumë pak të kuptueshme nga shkenca, mendohet se shkaqet përfshijnë dehidratimin, sistemin tonë imunitar dhe çrregullimet e metabolizmit apo hormoneve që prodhon trupi. Ndërkohë, ndonëse pijet e pastra shkaktojnë dhimbje të rënda koke, shtimi i ngjyruesve apo aromatizuesve mund t’i bëjë edhe më të forta ato.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë
Para 11 minutash

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Para 18 minutash

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë
Para 22 minutash

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë

Vrasje me armë zjarri në Fier
Para 23 minutash

Vrasje me armë zjarri në Fier

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.