Birrë, vaj dhe vezë, për flokë të butë dhe me shkëlqim (VIDEO)

Blogerja kaliforniane e modës, Ana Chavarria, ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj një maskë me birrë, vezë dhe vaj perimesh “safflower” për flokë të butë dhe me shkëlqim.

Ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon se si mund të përgatisni maskën.

Mjafton të përzieni një gjysmë filxhani birrë, një lugë gjelle vaj dhe një vezë të freskët në një shishe plastike.

Tundeni mirë përzierjen derisa të krijohet një masë homogjene, dhe më pas e aplikoni në flokë dhe mbajeni për rreth 30 minuta. Në fund i lani flokët si zakonisht (me shampo dhe zbutës).

Blogerja rekomandon që ta aplikoni maskën gjatë fundjavës, që t’i lini flokët të thahen vetë dhe të mos vini era vezë e prishur. Ajo rekomandon gjithashtu që ta hapni birrën 24 orë para trajtimit.

Ana tregon se e ka përdorur këtë trajtim që në moshën 14 vjeç. Kjo maskë e ka ndihmuar të ketë flokë të shëndetshme.

SHKARKO APP