Bishtat e qershive kanë veti magjike

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura. Fruti i stinës përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidante që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.

Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh. Në mënyrë të veçantë, çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave.

Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike. Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe kristaleve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?