Bonusi i bebes, kanë përfituar mbi 22 mijë të porsalindur

Bonusi i bebes, shpërblimi financiar që mbështet familjet e reja, përfitohet pa burokraci në sportelin e gjendjes civile në çdo maternitet. “Nga janari 22,421 të porsalindur kanë përfituar bonusin nga të cilët 4,878 fëmijë të lindur jashtë vendit të regjistruar në Shqipëri”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Me bonusin e bebes të akorduar nga Qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40.000 lekë, 80.000 lekë për beben e dytë si dhe 120.000 për fëmijën e tretë. Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80.000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120.000 lekë secili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?