Brokoli, magjia anti kancer

 

Brokoli është konfirmuar si një nga ushqimet me veti të fuqishme antikanceroze. Në 20 vitet e fundit studime të shumta kanë konkluduar se njerëzit që konsumojnë sasi të konsiderueshme të brokolit kanë shfaqur më pak kancer të zorrës së trashë, gjoksit, qafës së mitrës, mushkërive, prostatit, esofagut, laringut dhe tëmthit. Disa nga përbërësit e brokolit luftojnë faktorë që nxisin zhvillimin e kancerit si dhe aktivizojnë enzima të qelizave të trupit tonë që luftojnë kancerin.

Brokoli është shumë i pasur në kalcium, hekur dhe magnez. Mbi të gjitha është shumë i pasur në vitaminë A dhe C.

Brokoli përmban sasi të konsiderueshme të acidit folik, një vitaminë kjo e cila parandalon defekte në lindje, si dhe ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular.

Shoqërohet me…

Shkon shkëlqyeshëm si zarzavat i gjallë në pjatancat e miks zarzavatesh të freskëta të shoqëruara nga një salcë kosi ose salcë e një tipi tjetër.

S’ka gjë më të shijshme se sa brokoli në avull me limon dhe vaj ulliri ose pak gjalpë.

Vaj ulliri me pak hudhër te tiganisur në të do t’i jepte brokolit të zier në avull shumë shije, dhe pak parmezanë e grirë akoma më shumë.

Brokoli iu shtohet fare mirë gjellëve të tenxheres, makaronave, sallatave si dhe picës.

Kur brokoli konsumohet se bashku me domate shumëfishohet efekti antikanceroz që ofrojnë të dyja këto zarzavateve!!

SHKARKO APP