Bronkiti, shkaqet dhe trajtimi

Me ardhjen e stinës së dimrit shtohet rreziku për të kaluar probleme shëndetësore me aparatin e rrugëve të frymëmarrjes. Kjo periudhe është problematike sidomos të prekurit nga bronkiti akut dhe ai kronik.

Për shkak të lagështirës së përqendruar në ajër dhe temperaturave të ulëta mbartësit e kësaj patologjie mund të shfaqin komplikacione.

Kolla e shfaqur te një i sëmurë është jo vetëm shenjë e ftohjes apo një gjendje gripale, por edhe simptomë tipike e bronkitit kronik. Kjo sëmundje prek bronket dhe ka për shenja kryesore kollën dhe sekrecionet bronkiale, të njohura në gjuhën e përditshme si gëlbazë).

Disa nga simptomat e bronkitit janë:

Kollë

Mukusi

Temperaturë e ulët

Dhimbje të gjoksit

Probleme me frymëmarrjen

Simptomat e ftohjes, si dhimbje koke, lodhje dhe lotim të syve

Tharje të fytit

Rrjedhje hundësh

Kongjestion nazal

Kura natyrale për bronkitin

Provoni këto kura natyrale për të lehtësuar simptomat e bronkitit

Pushoni

Pini lëngje. Në këtë rast një gotë me ujë të ngrohtë, mjaltë dhe limon do t’ju ndihmonte shumë.

Bëni gargare me ujë të ngrohtë me kripë për të lehtësuar dhimbjet e fytit.

Përdorni aromaterapi për të lehtësuar simptomat.

Përdorni një pajisje për të ruajtur lagështirën e ajrit apo për të thithur avullin.

Konsumoni ushqime me erëza. Një përbërës tek specat djegës, i quajtur kapsaicin, lehtëson sinusitin. Ai është gjithashtu i dobishëm për hollimin e mukusit në gjoks.

SHKARKO APP