FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Burri habit mjekët çfarë injektoi në trup kundër dhimbjes së shpinës

Një burrë ka tronditur mjekët pasi injektoi në trup spermën e tij me qëllim për të kuruar dhimbjen e shpinës.

33-vjeçari, i cili shkoi në një spital në Dublin, pranoi se kishte bërë këtë veprim për 1 vit e gjysmë. Kur shkoi të vizitohej për dhimbjet e forta në shpinë, mjekët vunë re skuqje dhe enjtje në parakrahët e tij.

Krahu i tij i djathtë ishte infektuar me “cellulitis” – një infeksion bakterial i lëkurës, të cilët mjekët e përshkruan si ‘të rrezikshëm’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai ka menduar të bëjë këtë kurë pa marrë këshillë mjekësore. 33-vjeçari zbuloi se ka injektuar cdo muaj nga një dozë duke përdorur një gjilpërë që e bleu online”, tha raporti i publikuar nga “Irish Medical Journal”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Injeksioni i spermës nuk i qetësoi në asnjë moment dhimbjet e shpinës, e cila u përkeqësua më shumë kur ai ngriti një objekt të rëndë çeliku. Por gjendja e tij u përmirësua pas një qëndrimi të shkurtër spitalor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?