Çaji forcon kockat
Pini të paktën tre filxhanë çaj në ditë dhe nuk do të keni probleme me osteoporozën,.Në këtë konkluzion kanë dalë një grup shkencëtarësh nga “Framingham State University”në SHBA ,të cilët thonë se çaji lufton sëmundjen kundër dobësimit të kockave. Sipas tyre konsumi në këtë masë i çajit ul me një të tretën rrezikun për fraktura të legenit.Edhe pse për vite me rradhë shkencëtarët kanë deklaruar se këto lloj kimikatesh antioksiduese ulin rrezikun e prekjes nga zëmundjet e zemrës,zbulimi më i fundit tregon se pirja e çajit forcon kockat. Faktorët kryesorë që çojnë në prekjen nga osteoporoza janë trashëgimia,përdorimi duhanit e alkolit. Gjithashtu një faktor tjetër i rëndësishëm është kequshqyeja gjatë rritjes.