Çaji i bërë me arra të plota për pastrimin e enëve të gjakut dhe eliminimin e parazitëve
Arrat janë pjesë e shumë ushqimeve të ëmbla, por edhe të atyre të njelmëta
Mundësia e kombinimit të tyre është e madhe, por gjithashtu kanë edhe vlera të shumta nutritive.
Përmbajnë proteina, fibra dhe thartira yndyrore omega-3 dhe antioksidantë.
Ju do të ndiheni më mirë pas gotës së parë të çajit
Imuniteti
Një pjatë arra është plot materie të rëndësishme ushqyese, duke përfshirë edhe proteinat (4 gramë), fibrat (2 gramë) dhe magnezin (45 gramë), që të gjitha janë të rëndësishme për forcim të sistemit të imunitetit dhe për shëndetin në përgjithësi. Po ashtu janë burim i mirë i vitaminës B6 dhe janë burim i shkëlqyeshëm i bakrit.
Yndyra të shëndetshme
Arrat janë unike ndër frutat arrore sepse përmbajnë pothuajse yndyra tërësisht të shëndetshme, yndyra gjysmë të ngopura (13 gramë), duke përfshirë këtu 2,5 gramë omega-3 alfa linolenike. Që u jep atyre një avantazh të madh për shëndetin e zemrës, shëndetin e trurit dhe inflamacionin, si dhe mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Antioksidantë
Ndër frutat arrore, arrat kanë më së shumti polifenole. Këto janë komponime bimore antioksidante që kanë role të dobishme në promovimin e shëndetit në mënyra të ndryshme, duke përfshirë shëndetin e zemrës, shëndetin kognitiv, inflamacionin dhe sëmundje të shumta.
Shëndeti i zorrëve
Hulumtimet tregojnë se arrat mund të jenë një zgjedhje e mirë për shkak të vetive të tyre prebiotike, të cilat mbështesin shëndetin e zorrëve dhe mund të ndikojnë pozitivisht në shumëzimin e baktereve të dobishme. Ato janë gjithashtu efektive në shkatërrimin e parazitëve në trup.
Bërja e çajit
Thyejeni një grusht arra, më pas i lagni në gjysmë litri ujë të ftohtë. Mbulojini dhe lërini brenda natës. Në mëngjes i vendosim në sobë derisa të vlojnë. Kur masa të vlojë, hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohet.
E kullojmë dhe e pimë sa është e vakët. Mund të bëni çaj vetëm nga frutat e plota, nëse preferoni në këtë mënyrë