Ç’duhet të dini për plakjen e lëkurës?
Pjesa me e madhe e femrave dëshirojnë te ndalin kohen ne moshën 20 vjeçare. Ne fakt është ajo moshe kur femrat janë pothuaj perfekte, shenjat e akneve janë zhdukur, fytyra fëminore i ka lënë vendin linjave harmonioze dhe lëkura jone është e shtrire dhe e shkëlqyeshme.
Për fat te keq, ora biologjike nuk mund te ndalohet.
Por, mund te ndërhyni me disa strategji te duhura për te ruajtur sa me shume plakjen e lëkurës edhe pse vitet kalojnë.
1. Pikërisht kur jeni mire, lëkura fillon rënien e saj. Për fat te keq sapo mbaroni universitetin pikërisht ato momente kur gjeni punën e pare duket se koha dëshiron te luaj me ne duke na treguar për te gjitha ato net te kaluara me miket duke kërcyer deri vonë dhe duke festuar. Rezultati shfaqet ne lëkurë e cila behet ngadalë me pak e shkëlqyeshme me e thate dhe ne disa zona fillojnë te shfaqen rrudhat e para.
2. Kujdesuni për lëkurën qe ne moshën 25 vjeçare. Deri ne moshën 25 vjeçare nëse nuk keni qene e kujdesshme me beauty rutinën keni qene me fat sepse lëkura juaj ka qene nga natyra e shkëlqyeshme, e tonifikuar dhe ne gjendje te kaloje edhe një stil jete jo shume korrekt. Por pasi kalojnë te 25-at duhet te dini qe fillon procesi i plakjes epidemike kështu qe është mire te filloni te kujdeseni për lëkurën tuaj. Pas moshës 25 vjeçare procesi i rigjenerimit dhe rinovimit qelizor fillon te ngadalësohet. Edhe sikur te jetonit nen një kuti xhami efekti kohe nuk do te vononte për te shfaqur shenjat. Por ne te vërtet lëkurës i duhet rreth 20% për tu plakur nga koha ndërsa 80% varet nga ambienti dhe stili i jetës.
3. Jemi përgjegjës për moshën e lëkurës tone dhe si ndryshon ajo. Te investoni kohe dhe energji për qëndruar te bukura dhe te shëndetshme me zakone te mira është e rëndësishme dhe kjo bën me te vërtet diferencën.
4. Humbja e shkëlqimit. Një nder shenjat e para te kohës e cila fillon te behet e dukshme ne lëkurë është humbja e shkëlqimit. Epiderma dëmtohet apo dehidratohet por nuk është si me pare. E shihni te fikur. Për te përballuar këtë ju vjen ne ndihme një beauty rutine qe përfshin përbërës ne gjendje për te stimuluar prodhimin e kolagjenit.
5. Lufte te hapur rrudhave. Rrudhat janë shume te urryera dhe kur ato fillojnë te shfaqen do te thotë se kemi rënie te kolagjenit dhe elastines, element këto shume te rëndësishëm për rininë e lëkurës te cilët e mbajnë elastike dhe te lëmuar. Ekspozimi ne rrezet e diellit është një faktor tjetër qe ndikon negativisht ne lëkurë për këtë arsye është te përdorni gjithmonë kremin kundër diellit me faktor te larte mbrojtës. Një ndihme tjetër e vlefshme kundër shfaqjes se rrudhave është eksfoliuesi. Te paktën një apo dy here ne jave përdoreni kjo do t’u ndihmoje për te eliminuar qelizor e vdekura dhe për te përmirësuar epidermën.
6. Poret, një fiksim i ri. Kur jeni adoleshente shqetësohen për poret kur ato janë shkaktuar nga aknet. Pas moshës 25 vjeçare kur shiheni ne pasqyre filloni te vëreni pore kudo ne lëkurë. Poret e dilatuara janë tregues i prodhimit anormal te sebos dhe për te rregulluar këtë është e mjaftueshme te pastroni lëkurën korrektesisht dhe te përdorni vitaminën A një super aleat për rinovonimin qelizor.