Çfarë duhet të dimë për virusin Zika
Tre deri në katër milionë njerëz mund të jenë infektuar nga Virusi Zika në Amerikë gjatë vitit të shkuar, parashikon Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shumica prej tyre ende nuk paraqesin simptoma, por infeksioni ka qenë i lidhur me defektet e trurit që tek foshnjat.
Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan tha se virusi Zika ishte anashkaluar si një kërcënim i lehtë, duke marrë tashmë përmasa alarmuese. Ajo ka ngritur një ekip emergjence pas përhapjes masive të virusit Zika.
Ditën e hënë parashikohet të zhvillohet takimi, ku do të vendoset nëse Zika duhet të trajtohet si një emergjencë globale apo jo. Herën e fundit që u shpall një emergjencë ndërkombëtare ishte pas shpërthimit të Ebola në Afrikën Perëndimore, e cila ka vrarë më shumë se 11 mijë njerëz.
Çfarë duhet të dimë për virusin Zika
Zika u zbulua për herë të parë në Ugandë në vitin 1947, por asnjëherë nuk ka shkaktuar një shpërthim të kësaj shkalle. Rastet e para të personave të prekur nga Zika, janë raportuar në Amerikën e Jugut në maj të vitit 2015.
Shumica e rasteve rezultojnë pa asnjë simptomë dhe është e vështirë për të provuar praninë e virusit, por zyrtarët kanë deklaruar se rreth 1.5 milionë njerëz janë infektuar në vend.
Virusi, i cili përhapet nga mushkonjat, është përhapur në më shumë se 20 vende në rajon. Lidhja midis virusit dhe çrregullimeve të paraqitura nuk është konfirmuar ende, por Dr.Chan tha se njerëzit janë të alarmuar dhe situata duket tmerrësisht shqetësuese. Dhe ajo paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet akoma, për shkak se gjatë këtij viti pritet të rriten popullatat e mushkonjave në masë të madhe në fusha. BBC raporton se në veri-lindje të Brazilit, mjekët ishin të tronditur nga rastet e mikrocefalisë.
Sidorela Lepri