Çfarë duhet të hamë kur jemi të ftohur?
Dimri është stina që na bën të prekemi më shumë ndaj ftohjes. Ajo që duhet të dimë është se ushqimi i duhur luan një rol të rëndësishëm në shërimin nga një ftohje apo ndonjë virus tjetër.
Ushqyerja varet në një masë të madhe nga koha kur do të shërohemi dhe do të jemi në gjendje t’u kthehemi aktiviteteve të përditshme. Ndonjëherë, në fakt, viruset na pushtojnë dhe nuk mund të konsumojmë sasi të mjaftueshme ushqimi, duke sjellë si pasojë dobësimin e mëtejshëm të organizmit.
Shikoni çfarë ushqimesh duhet të hamë kur jemi të sëmurë…
Së pari, duhet të shmangim shumë yndyra, veçanërisht yndyrat e ngopura, pasi ato prishin ekuilibrin e baktereve të mira dhe të këqija në trup. Fibrat, vitaminat kryesisht A dhe C dhe antioksidantët veprojnë në mënyrë mbështetëse për të luftuar ftohjet dhe gripin. Supa me perime është “mjeku” ideal në këtë rast, pasi perimet japin fibra dhe antioksidantë, ndërsa lëngu i ngrohtë ndihmon në prishjen e mukusit.
Përveç kësaj, hidratimi adekuat rezulton të jetë më i rëndësishëm se ushqimi kur kemi të bëjmë me një ftohje ose grip. Sidomos kur virusi shoqërohet me temperaturë pothuajse gjithmonë për shkak të gripit, marrja e elektroliteve është e detyrueshme.