Çfarë është gjendja shëndetësore me të cilën u diagnostikua Celine Dion

Duke folur për diagnozën e saj, Celine e përlotur shpjegoi: “Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që mu desh kaq shumë kohë për t’ju kontaktuar. Më mungoni shumë të gjithë dhe mezi pres të jem në skenë dhe të flas personalisht me ju”.
“Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë e hapur me ju dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. Kam një kohë të gjatë që po merrem me probleme me shëndetin dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat e mia dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”.
“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindroma e personit të ngurtë, i cili prek një në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur”.
“Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”.
“Më dhemb t’ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në muajin shkurt”, ka deklaruar këngëtarja duke shtuar se po punon me një “ekip të madh mjekësh” për t’u përmirësuar.Celine Dion ka treguar se është diagnostikuar me një sëmundje neurologjike jashtëzakonisht të rrallë dhe të pashërueshme.

Këngëtarja e ndau lajmin me fansat e saj në një video emocionuese në Instagram, teksa shpjegoi se është detyruar ta anulojë turneun e ardhshëm evropian, pasi mori lajmin për diagnozën e saj.

Me çfarë gjendje shëndetësore është diagnostikuar Celine Dion
54-vjeçarja është diagnostikuar me ‘sindromën e personit të ngurtë’ – e njohur gjithashtu si SPS.

Është një sëmundje neurologjike me tipare të kushteve autoimune.

Shkaktari i saktë i SPS nuk dihet. Sipas ekspertëve në Kolegjin Universitar në Londër, gjendja shkaktohet nga spazma të vazhdueshme dhe prek muskuj të ndryshëm – kryesisht në gjymtyrët e poshtme.

Shumica e njerëzve që zhvillojnë këtë sëmundje mund të diagnostikohen që nga mosha 40 dhe 60 vjeçare.

Aktualisht nuk ka asnjë kurë për SPS-në, e cila mund t’i lërë të sëmurët si “statuja njerëzore”, ndonjëherë të paaftë për të ecur apo folur.

Në shumicën e rasteve njerëzit me SPS i përgjigjen dozave të larta të diazepamit, i cili shpesh përdoret si ilaç kundër ankthit.

Përdorimi i analgjetikëve do t’i përmirësojë simptomat, por këto nuk do ta kurojnë çrregullimin.

Simptomat e sindromës së personit të ngurtë (SPS)
Simptomat e sindromës së personit të ngurtë mund të zgjasin nga disa muaj deri në disa vjet për t’u zhvilluar.

Ashpërsia dhe përparimi i SPS gjithashtu mund të ndryshojnë nga një person në tjetrin

SHKARKO APP