Çfarë është sëmundja e alzheimerit dhe a mund të parandalohet

Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i shpeshtë i demencës dhe problemeve mendore. Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite.

Me përkeqësimin e kësaj sëmundje, humbet kujtesa dhe shenjat tjera të sëmundjes bëhen më të theksuara. Te shumë njerëz këto simptoma përmirësohem me ndihmën e barnave, por nuk ka shërim të plotë për këtë lloj demence.

Cili është parashikimi i sëmundjes Alzheimer?

Zhvillimi i sëmundjes së Alzheimerit ndryshon gjerësisht nga njëri person te tjetri. Kohëzgjatja e sëmundjes mund të jetë e shkurtër (2 deri në tre vjet), ose e gjatë (deri në 20 vjet). Zakonisht pjesët e trurit të cilat kontrollojnë kujdesën (memorien) dhe të menduarit preken të parat, por me kalimin e kohës vdesin edhe qelizat nervore të zonave të tjera të trurit.

Personat me sëmundje Alzheimer do të kenë nevojë për një kujdes të plotë. Nëse personi ka sëmundje të tjera serioze, humbja e funksionit të trurit mund të shkaktojë vdekje.

A mund të parandalohet sëmundja e Alzheimerit?

Për shkak se shkaktari i saktë i sëmundjes së Alzheimerit nuk është i njohur, aktualisht nuk ka asgjë që mund të bëhet për një parandalim të sigurt të sëmundjes. Disa ndërhyje në mënyrën e të jetuarit mund të ndihmojnë deri në një shkallë për të mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut. Të qenit aktiv mentalisht dhe fizikisht, ruajtja e tensionit normal të gjakut dhe shmangja e lëndimeve në kokë duke vënë rripin e sigurisë dhe helmetat, mund të ulë shanset tuaja për të zhvilluar këtë sëmundje.

Është e rëndësishme të mbani mend se ka edhe shkaktarë të tjerë të demencës përveç sëmundjes së Alzheimerit, të cilat mund të jenë të parandaluara, si të ushqyerit në mënyrë të rregullt, ushtrimet fizike, mospirja e duhanit, dhe kufizimi i pirjes së alkoolit. Mjeku tuaj mund t’ju këshillojë të ndryshoni edhe veti të tjera në mënyrën tuaj të jetesës, me qëllim që të parandaloni demencën.

SHKARKO APP