Çfarë ndodh me trupin kur nuk konsumoni më mish

Gati një e treta e britanikëve kanë reduktuar konsumin e tyre të mishit gjatë vitit të kaluar, sipas sondazhit të qëndrimeve shoqërore britanike. Anketimi ka zbuluar që 29 për qind e njerëzve që kanë reduktuar konsumin e ushqimeve në vitin e kaluar, nëntë për qind thanë se ishin duke reduktuar futje e tyre e mishit në tërësi, dhe rreth tre për qind ishin tashmë vegjetarian.

Pra, çfarë në të vërtetë ndodh me trupin tuaj, kur ju të ndaloni konsumimin e mishit.

Ju humbni peshë – Një ekip në George Washington University School of Medicine në Uashington kohët e fundit ka identifikuar se pesha e një personi bie nëse kalon nga të qenit një mishngrënës në vegjetarian. Kjo praktikë ka rezultuar pozitive në milion njerëz.

Bakteret tuaja do të ndryshojë – Një studim i 2014 ka eksploruar dallimin mes baktereve të zorrëve që gjenden te personat që konsumojnë mishin dhe ka gjetur dallime në krahasim me vegjetarianët. Hulumtimi ka gjetur se vegjetarianët kanë një sistem mbrojte të baktereve të zorrëve, më të mirë se sa ata që konsumojnë çfarëdo lloji mishi të kafshëve.

Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka klasifikuar mishin e përpunuan si kancerogjen, dhe kështu në rrjedhojë dhe produkte të tilla; si proshutat dhe sallamrat. Mishi i kuq është etiketuar si shkaktar i kancerit. Megjithashtë është këshilluar që të konsumoni vetëm 50g mish të përpunuar – ose dy copa proshuta në ditë, edhe pse kjo duket e papranueshme për mishngrënësit, por edhe kjo konsumim i vogël rrit rrezikun e kancerit të zorrëve me 18 për qind, kanë shpjeguar ekspertët. 18-për qind është rritja për rrezikun e kancerit të zorrëve kanë paralajmëruar shkencëtarët dhe  niveli bazë për prekjen është nga 6 në 100 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

Shansi juaj për të pasur sëmundje të zemrës – Shkencëtarët kanë gjetur kohët e fundit se mishi i kuq është i lidhur me sëmundjet e zemrës. Një studim tregon se një lëndë ushqyese që gjendet në ushqime mishore, lufton me grupet e reaksioneve të mikrobit të cilat kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. “Kjo i shton trupit një rritje të të dhënave të përforcuara në lidhje midis mishit të kuq, dhe zhvillimit të sëmundjeve të zemrës”, sipas një raporti nga Klinika e Shëndetit Cleveland.

Burimi: The Independent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP