Çfarë nuk duhet të hidhni nga ushqimet

 

Jo gjithnjë ne e konsumojmë ushqimin ashtu sikurse duhet. Ka disa bishta apo lëkura të perimeve e frutave që mund të kenë edhe më shumë elementë ushqyes se vetë produkti që ne mendojmë se e konsumojmë për më shumë energji. Ne do t’ju rendisim vetëm disa nga ato element të ushqimeve që ne në përditshmërinë tonë i konsiderojmë si të padobishme.

Lëkura e qepës

Lëkuren e qepës të gjithë e hedhim në koshin e plehrave, pa e ditur se ajo përmban kuercetinë, një flavonoid ky që ka shumë antioksidues. Nga ana tjetër ky përbërës lufton edhe kollën e thatë. Mund ta hidhni në një supe për shembull dhe ta hiqni para se ta shërbeni.

Lëkura e portokallit

E pasur me vitamina dhe fibra, lëkura e portokallit është gjithashtu e shëndetshme. Mund te përdoret në ëmbëlsira të ndryshme.

Kërcelli i lulelakrës

Zakonisht i hedhim si gjethet si kërcejtë e lulelakrës, por në fakt ato janë të shijshme dhe të pasura me fibra.

Gjetjet e brokolit

Këto gjethe përmbajnë karotenoide, të cilat trupi i shndërron në vitamina A dhe me to lufton kancerin. Ziejini ashtu si brokoli.

Lëkura e kivit

Lëkura me push e kivit përmban 3 herë më shumë antioksidues sesa pjesa e brendshme. Ajo ka gjithashtu veti kundër kancerit dhe kundër alergjive. Përziejini të dyja dhe përgatisni një lëng për mëngjes.

Lëkura e pjeprit

Mund t’iu duket e çuditshme, por në fakt lëkura e pjeprit përmban citruline e cila stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon hapjen e enëve. E përziejeni me pjesën e brendshme dhe përgatisni një lëng të shijshëm.

Gjethet e selinosë

A e dinit se gjethet e selinosë përmbajnë 5 herë më shumë kalcium dhe magnez sesa kërcelli? Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe përbërës fenoli të cilat luftojnë kancerin dhe sëmundjet kardiake. Një tjetër e mirë është se luftojnë edhe plakjen. Shtojini ato nëpër supa, pure apo sallata.

SHKARKO APP