Çfarë rrezikojnë ata që qëndrojnë ulur 8 orë në ditë

Hulumtimet e reja nxjerrin se të ndenjurit ulur 8 orë në ditë mund të rrisë me 60% rrezikun e një vdekjeje të parakohshme. Por shkencëtarët thonë se thjesht një shëtitje prej një ore mund të ndryshojë dëmin e të ndënjurit ulur për periudha të gjata. Sipas tyre, njerëzit që merren me aktivitete fizike me “intensitet të moderuar,” rreth 60-75 minuta çdo ditë, arrijnë t’i korrigjojnë rreziqet e të ndenjurit ulur gjatë.

Një kurs boksi mbahet gjatë orëve të drekës nën hijet e Parkut Olimpik të Londrës.

Dikush që e kalon gjithë ditën ulur, mund të ishte mirë të merrte pjesë në kurse si ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nëse dikujt nuk i pëlqejnë ushtrimet e vështira, mund t’i zëvendësojë ato me një shëtitje një orëshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkencëtarët që kanë analizuar të dhënat nga më shumë se një milion njerëz mësuan se duhen rreth 60-75 minuta aktivitet fizik me “intensitet të moderuar” për të ndrequr dëmin e shkaktuar nga të ndenjurit ulur për të paktën 8 orë në ditë.

Ata mësuan se mosbërja e ushtrimeve fizike dhe të ndenjurit ulur gjithë ditën janë po aq të rrezikshme sa pirja e duhanit ose të qenurit mbipeshë.

Katër vjet pas Lojërave Olimpike të Londrës, ekspertët e shëndetit edhe njëherë po u bëjnë thirrje njerëzve për më shumë ushtrime fizike.

Peter Tudor punon në Parkun Olimpik “Queen Elizabeth”:

“Ngjarje të mëdha sportive i frymëzojnë njerëzit të merren më shumë me sport. Por kjo mund të zgjasë vetëm për një kohë të shkurtër. Është e rëndësishme që ne të shfrytëzojmë rastin dhe të inkurajojmë njerëzit që të vazhdojnë me një jetë aktive.”

Ulf Ekelund, i universitetit “Shkolla Norvegjeze për Shkencat Sportive” është një nga autorët e studimit:

“Aktiviteti fizik mund të përshkruhet si një pilulë magjike sepse mund të parandalojë gati të gjitha sëmundjet jo-ngjitëse. Nëse rri ulur për më shumë se 8 orë në ditë, do të ishte mirë të bënit ushtrime fizike për më shumë se gjysëm ore në ditë, ose 150 minuta në javë, që është koha e rekomanduar”.

Hulumtuesit thonë se të ndenjurit ulur për kohë të gjata rrit rrezikun e problemeve shëndetsore, duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e zemrës, sepse kjo rrit nivelet e insulinës dhe mund të ngadalësojë metabolizmin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?