Çfarë tregon djersitja për shëndetin tuaj?

Djersitja është një proçes normal që ndodh në trupin tonë. Temperaturat e larta bëjnë që trupi të djersitet dhe të nxjerrë jashtë toksinat.

Gjithsesi, djersitja e tepërt dhe aromat e pakëndshme, krijojnë situata të sikletshme. Nëse doni të parandaloni probleme serioze që mund të ndodhin në të ardhmen, duhet të dini patjetër me çfarë keni të bëni. Për t’ju ardhur në ndihmë, ‘Bright Side’ ka përgatitur një listë të shkurtër me shkaktarët e këtij problemi.

1. Stresi
Djersitja ekstreme mund të jetë pasojë e stresit. Djersa e shkaktuar nga ankthi dhe stresi gjithashtu ka aromë të pakëndshme.

2. Një problem me tiroidet
Hiperteroidizmi ndodh kur gjendja e tiroideve bëhet hiperaktive dhe prodhon më shumë seç duhet hormone. Kjo gjendje sjell nervozisëm, ankth, humbje peshe dhe shumë djersitje.

3. Niveli i ulët i sheqerit në trup
Niveli i ulët i sheqerit në trup shkakton djersitje edhe nëse temperaturat mund të jenë të ulta. Kjo mund të sjellë lodhje, probleme me shikimin, uri etj.

4. Hiperhidrosis
Djersitja masive në vende të trupit si qafa, sqetulla, duart apo këmbët janë shumë të sikletshme. Këto pjesë të trupit ndikohen nga përqëndrimi i lartë i gjëndrave të djersës, Hiperhidrosis shpesh herë shoqërohen me irritim apo probleme të lëkurës, por kjo gjendje mund të normalizohet me ilaçet e duhura të rekomanduara nga mjeku.

5. Pasojat e medikamenteve
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por djersitja mund të shkaktohet edhe nga një ilaç që jeni duke pirë. Për të qenë të sigurt, lexoni efektet anësore përpara se të filloni përdorimin.

6. Menopausa
Nëse keni djersitje masive, kjo mund të jetë edhe për shkak të menopausës. Kjo sëmundje shoqërohet edhe me çrregullime të ciklit ose ndërpreje të tij apo dhe temperatura të larta trupore, si pasojë e ndryshimit të nivelit të estrogjenit.

7. Obeziteti
Obeziteti mund të vijë si pasojë e medikamenteve të ndryshme, një jetë pa aktivitete apo dhe ushqim jo i shëndetshëm. Kjo sjell jo vetëm djersitje në nivele të mëdha, por edhe probleme të mëdha shëndetësore.

SHKARKO APP