Cigaret elektronike shkaktojnë kancer dhe sëmundje të rënda të mushkërive
Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë San Diego (UCSD) kanë zbuluar kohët e fundit se cigaret elektronike helmojnë mushkëritë dhe dobësojnë sistemin imunitar. Edhe më herët kemi dëgjuar se prirja e duhanit është e rrezikshme për shëndetin tonë.
Kohëzgjatja e hulumtimeve ka treguar se cigaret janë një nga produktet më të rrezikshme që njerëzit konsumojnë, nëse jo më të rrezikshmet ndër to.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se çdo vit, rreth 443 000 njerëz vdesin para kohe nga pirja e duhanit apo ekspozimi ndaj tymit, dhe rreth 8.6 milion vuajnë nga sëmundje të rënda të lidhura me duhanpirjen.
Me gjithë vëmendjen e fokusuar tek cigarja, produkte të tjera janë mundur ta zëvendësojnë atë. Një produkt në mënyrë të veçantë, i cili është duke u bërë gjithnjë e më shumë popullor është cigarja elektronike.
Cigarja elektronike nuk ka tym, por vetëm avuj. Kjo i ka bërë njerëzit të supozojnë se ata janë më të sigurt, nëse zëvendësojnë cigaren e zakonshme me atë elektronike.
Por një studim i ri i kryer Harvard tregon se cigaret elektronike janë të lidhura me sëmundjet e mushkërive.
Ekipi i UCSD ka testuar efektet e avujve të cigareve elektronike duke ekspozuar minj. Rezultatet kanë treguar se minjtë që janë të ekspozuar ndaj cigareve elektronike ishin 10 për qind më shumë të prekur nga rreziqe të ndryshme, sesa minjtë e paekspozuar. Bakteret që lëshonin avujt e cigareve elektronike, ishin shumë të dëmshme tek minjtë dhe nga studimi u vërejt se ato janë prekur me pneumoni.
“Ne nuk e dimë në mënyrë të veçantë se çfarë sëmundjesh të mushkërive do të shfaqen, por ndryshimet inflamatore të shkaktuara nga avujt e cigareve elektronike, bazuar në raportet klinike të lëndëve toksike që kemi gjetur në laborator, besojmë dhe dyshojmë se do të shkaktojnë shumë sëmundje”, ka thënë Crotty Alexander.
Ai tregon më tej se disa nga ndryshimet që janë gjetur tek minjtë, po ashtu janë gjetur edhe në rrugët e frymëmarrjes, edhe në gjakun e duhanpirësve konvencionalë të cigareve elektronike. Ndërsa tek njerëzit e tjerë janë gjetur gjurmë të shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve inflamatore të mushkërive.
Sidorela Lepri