Cigaret elektronike, të rrezikshme! Paralajmërojnë mjekët në SHBA: Raste të sëmundjeve dhe vdekjeve

Mjekët i bënë thirrje amerikanëve që të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike deri sa shkencëtarët të studiojnë shkakun e 450 sëmundjeve të mushkërive dhe të paktën 5 vdekje të lidhura me përdorimin e produktit.   Shoqata Mjekësore Amerikane, një nga grupet me më shumë influencë të mjekësisë, i bëri gjithashtu thirrje doktorëve që të informojnë pacientët mbi rreziqet e cigareve elektronike, përfshirë toksinat dhe kancerogjenët, si dhe të raportojnë rastet e sëmundjeve të mushkërive të lidhura me këto produkte.

Ky rekomandim vjen pas këshillimit të Qendrës së Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA për të ndaluar cigaret elektronike.  Zyrtarët thanë se disa laboratorë kanë zbuluar acetat të vitaminës E tek produktet dhe po hetojnë nëse është shkaku i sëmundjeve.  Ekspertët e shëndetit publik nuk kanë zbuluar prova të ndonjë sëmundjeje infektive dhe besojnë se mund të lidhet me ekspozimin ndaj ndonjë kimikati.  Pavarësisht se ka shumë ende vend për hulumtim, mjekët kanë bërë thirrje se me informacionin që kanë deri më tani, amerikanët duhet të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike.

Cigaret elektronike mendohet se janë më të sigurta se ato tradicionale, që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vrasin thuajse gjysmën e përdorueseve. Megjithatë, efektet afat-gjatë në shëndet janë ende të panjohura.   Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA, (FDA) është përballur me presione të mëdha për të ndaluar rritjen gjigante të përdorimit të cigareve elektronike tek të rinjtë, një trend që përkoi me popularitetin e  cigares Juul.

SHKARKO APP