Cilat janë gabimet që ne bëjmë në kujdesin e shëndetit dhëmbëve?

Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik.

Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm.

Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që  bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me gabimet e zakonshme që mund të bëni gjatë rutinës tuaj të pastrimit të tyre.

Pastroni vetëm dhëmbët

Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqëndrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve.

Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve.

Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si gingiviti.

Përdorimi i një furçe me fije të forta

Fijet e forta mund t’i konsumojnë mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i përdorni për një kohë të gjatë.

Një furçë me fije të buta është më e mirë për mishrat e dhëmbëve.

Nuk përdorni fillin dentar

Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandon që dhëmbët të pastrohen me fill dentar një herë në ditë.

 

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar bakteret e grumbulluara dhe për të parandaluar formimin e pllakave tek dhëmbët.

Para gjumit, pastroni me fill dentar hapësirat midis dhëmbëve dhe më pas lajini ato si zakonisht me furçë.

Kohëzgjatja e pastrimit nuk është e mjaftueshme.

Kohëzgjatja e saktë e larjes së dhëmbëve sipas stomatologëve është dy minuta.

Një person mesatar i pastron dhëmbët rreth 30 sekonda, gjë që nuk është e mjaftueshme.

Nga filli dentar, tek larja e dhëmbëve me furçë dhe shpëlarja me gargarë, duhet të zgjasë dy deri në pesë minuta.

Pasta e dhëmbëve nuk përmban fluoride

Fluori ka marrë një reputacion të keq vitet e fundit për shkak të sigurisë së tij.

Sidoqoftë, fluori është përbërësi aktiv terapeutik që mbron dhëmbët dhe kur përdoret siç duhet pasta me fluor është e sigurt.

Nuk i pastroni dhëmbët rregullisht

Shumica e dentistëve rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Megjithatë edhe nëse nuk e ndiqni këtë rregull është e rëndësishme t’i pastroni para se të flini./AgroWeb.org

SHKARKO APP