Cilat janë pasojat e stresit afatgjatë në trupin tonë

Stresi na prek të gjithëve, paralajmërojnë mjekët të cilët shtojnë se shpesh mund të vërejmë simptoma stresi kur disiplinojmë fëmijët tanë, gjatë orarit të punës, kur menaxhojmë financat tona ose kur kemi të bëjmë me një marrëdhënie sfiduese. Siç shpjegojnë ata, stresi është me të vërtetë kudo rreth nesh.

Dhe ndërsa një sasi e vogël stresi është krejtësisht e mirë, dhe në disa raste mund të jetë edhe e dobishme, stresi afatgjatë mund të na lodhë dhe të shkaktojë probleme të caktuara shëndetësore, disa prej të cilave nuk janë aspak të padëmshme.

Hapi i parë në menaxhimin e stresit është njohja e simptomave të tij, por mund të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Përkatësisht, shumica e njerëzve janë mësuar aq shumë me stresin sa që shpesh nuk e dinë se janë nën stres derisa të arrijmë te një problem i caktuar shëndetësor.

Efektet që mund të shkaktojë stresi afatgjatë përfshijnë:

problemet e shëndetit mendor si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitetit
sëmundjet kardiovaskulare duke përfshirë sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut, ritmet jonormale të zemrës, sulmet në zemër dhe goditjet në tru
obeziteti dhe çrregullime të tjera të të ngrënit
problemet menstruale
mosfunksionimi seksual si impotenca ose ejakulimi I parakohshëm
problemet e lëkurës si puçrrat, psoriasis dhe ekzema
humbje e përhershme e flokëve
probleme gastrointestinale si gastriti, koliti ulceroz dhe sindroma e zorrës së irrituar.

SHKARKO APP