Çokollata zviceriane bëhet “hallall”, acarohen ekstremistët

Certifikimi i çokollatës së famshme zviceriane Toblerone si hallall, nuk është pritur aspak mirë nga ekstremistët e djathtë.  Ka qenë zëdhënësi i partisë nacionale gjermane, AFD, ai që e ka cilësuar si ‘islamizim’ të Europës.

Përmes një mesazhi në Twitter ai ka kërkuar bojkotimin e këtij produkti. Grupet e ekstremit të djathtë në Europës bënë thirrje për të bojkotuar çokollatat Toblerone, pasi zbuluan se ëmbëlsira e njohur trekëndore është e certifikuar si ushqim hallall.Hallall është një fjalë arabe që tregon se një ushqim apo shërbim është i lejueshëm nga ligji islam.

Pavarësisht se toblerone nuk ka ndryshuar recetën, por disa komentues në internet janë revoltuar se fabrika e çokollatës në Bernë të Zvicër ka marrë certifikatën hallall në prill të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?