Dëmet që shkakton në tru ngrënia gjatë natës!

 

Shpesh njerëzit janë të prirur që të konsumojnë ushqim edhe gjatë natës pa me menduar se kjo sjell pasoja jo të mira shëndetsore.  Ushqimet që grimcohen nëse hahen gjatë kohës që është e paraparë të jemi në gjumë, luajnë rol të rëndësishëm në pjesën e trurit, në të cilën formohen kujtimet. Shkencëtarët kanë testuar këtë teori te minjtë dhe kanë gjetur se ata që janë ushqyer gjatë kohës normale për gjumë kishin probleme me memorien. Tashmë është bërë e ditur se ngrënia gjatë kohës që normalisht njerëzit duhet të jenë në gjumë shkakton probleme edhe në nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të shkaktojë probleme në zemër. Andaj, hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë vendosur të shohin më shumë efektet në mendjen e njeriut. Ata kanë ndarë minjtë në dy grupe, njërin duke e lejuar të ushqehet natës, ndërsa grupi i dytë vetëm gjatë ditës. Atyre më pas iu është dhënë një “goditje e lehtë”. Të nesërmen, ata që kishin ngrënë gjatë natës kishin reaguar çuditshëm dhe ishin më shumë të frikësuar – duke kujtuar goditjen – teksa minjtë që kishin ngrënë gjatë ditës silleshin normalisht. Sipas hulumtuesve, kjo ka ndodhur sepse në momentin kur hahet gjatë kohës që zakonisht minjtë duhet të jenë në gjumë, zvogëlon nivelin e proteinës së quajtur “CREB”, që është çelësi kryesor për ritmin e brendshëm të trupit dhe aftësinë e trurit për të krijuar memoriet. "Kemi marrë dëshminë e parë që ngrënia gjatë kohës së gabuar ka efekte të shumta në mësim dhe memorie. Pasi që disa njerëz punojnë ose luajnë gjatë kohës që ata duhet të jenë në gjumë, është e rëndësishme të dinë se kjo mund të shkaktojë probleme në funksionimin e trurit”, ka thënë Daën Loh, autore e hulumtimit. Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre nuk janë konfirmuar për njerëzit, por ky mund të jetë informim i rëndësishëm për njerëzit që qëndrojnë vonë zgjuar, shkruan albeu. 

SHKARKO APP