Depresioni, 1 në 4 persona të rrezikuar. Pacientë dhe adoleshentët

1 në 4 persona është i rrezikuar të preket nga sëmundjet e shëndetit mendor. Ashtu si në gjithë botën edhe në Shqipëri, mjekët po përballen me rritje të rasteve me depresion. Madje një pjesë e pacientëve që iu drejtohen urgjencave për sëmundje të ndryshme, rezultojnë se nuk kanë dhimbje fizike, por crregullime mendore.

”Në botë, 1 në 4 persona mund të shfaqin gjatë jetës së tyre problem të shëndetit mendor. Pacientët që mund të paraqiten në urgjencat mjekësore, nga 5 pacientë, 2 prej tyre mund të rezultojnë që të kenë problem të karakterit psikologjik. Pas ekzaminimeve të hollësishme që kryhen, rezulton se ata nuk kanë probleme, pra trupi i tyre nuk është i sëmurë, por shqetësimet janë të karakterit psiko-fiziologjik. Asnjë nuk është i imunizuar nga depresioni, të gjithë”, shpjegon mjekja Irena Thoma për ”A2Cnn”

Mjekja Irena Thoma tregon se vitet e fundit psikiatrit po përballen me depresionin te moshat e reja. Drogat dhe alkooli janë shkaktarët kryesorë që po çojnë rininë në pavionet e spitalit psikiatrik. Faktorët që shkaktojnë depresionin janë të shumtë, por mosmenaxhimi i stresit dhe i situatave të ndryshme janë shkaktarët kryesorë për shfaqjen e sëmundjeve mendore. Por si fillon depresioni sipas mjekëve? ”Ai fillon duke mos qenë i aftë për t’u përshtatur në shoqëri, për të mos realizuar detyrat e tij të përditshme, detyrimet dhe përgjegjësit e tij të përditshme. Momenti kur shfaqen situate të tilla, atëherë duhet kuptuar që ka diçka që po çedon në shëndetin mendor”.

SHKARKO APP