Dhimbja e kokës, shkaktohet edhe nga disa ushqime
Janë disa ushqime, apo fruta, që nëse i konsumoni mbi sasi, sjellin dhimbje koke.
Rrushi është një ndër frutat i cili përmban vitaminë C dhe fibra, gjithashtu ai përmban sasi të konsiderueshme të substancës së quajtur tiraminë, një lloj aminoacidi natyral që formohet nga tretja e proteinave në ushqim.
Tiramina ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, gjë kjo që shkakton dhimbje koke.
Nëse jeni në mesin e personave, që vuan nga dhimbja e herë pas hershme e kokës, atëherë provoni shmangien e ushqimeve të mëposhtme, pasi që pikërisht këto ushqime mund të jenë shkaktarë të dhimbjes suaj: mishi i tymosur, djathi i vjetër, lakra turshi, salca e sojës, vera e kuqe.
Studime të ndryshme tregojnë që tiramina që gjendet në rrush mund të ketë efekt negativ në ilaçin kundër depresionit që quhet MAOIS. Pacientët të cilët i marrin këto ilaçe, duhet të konsultohen me doktorin për dietën e tyre. Mbajtja e shënimeve për të parë nëse jeni të ndjeshëm ndaj ushqimeve që përmbajnë tiraminë, mund të jetë një tjetër ndihmesë për të shmangur dhimbjen e kokës.