Dhimbje shpine, ja disa kura të mira natyrale që ju sjellin shpëtimin

Qëndrimi i gabuar, një mënyrë jetese e tepruar sedentare, por jo vetëm kaq. Punë e rëndë, mbipeshë madje edhe stresi ndikojnë në dhimbjet e padurueshme të mesit.

Kur dhimbja e shpinës nuk është e natyrës fiziologjike, shkaqet që mund ta shkaktojnë atë janë të shumta. Nëse zgjaten me kalimin e kohës, ato mund t’i hapin rrugën dhimbjeve kronike, duke sjell komplikime edhe në kryerjen e aktiviteteve më të zakonshme të përditshme. Për të qëndruar larg bezdisjeve dhe telasheve të këqija, parandalimi natyral luan një rol kryesor, duke shmangur shpesh skenarin më të keq ,siç është ndëryrja kirurgjikale.

Dhimbja e shpinës është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore në botën e industrializuar. Rreth 80% e popullsisë vuan nga kjo dhimbje , qoftë ai i ri apo i moshuar.Mungesa e aktivitetit dhe qëndrimi për një kohë të gjat ulur janë dy nga shkaktarët kryesor të cilët sjellin dhimbjen e padurueshme të shpinës.Edhe pse mund të duket e çuditshme dhe mendojmë se kjo dhimbje do të vazhdoj gjithmonë ,në faktë nuk është e tillë ,falë disa mënyrave natyrale dhe barnave mund të lehtësojmë dhimbjen e shpinës.

Nxehtësia

Nëse aplikoni një shishe me ujë të nxehtë ose një jastëk ngrohjeje në zonën më të dhimbshme të shpinës, nxehtësia kryen një veprim vazodilatues dhe në këtë mënyrë do t’ju ndihmoj në relaksimin e muskujve të kontraktuar, duke lehtësuar dhimbjen. Kini kujdes ,pasi ilaçi nuk është efektiv për të gjitha llojet e dhimbjeve. Kontraktimet e muskujve mund të zbuten nga nxehtësia. Por kur dhimbja vjen nga një traumë, siç është një çarje muskulore, këshillohet që të ndërhyhet me të ftohtin, duke aplikuar akull për rreth pesëmbëdhjetë minuta, çdo dy ose tre orë. Mos harroni të mos e vendosni kurrë akullin në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, por gjithmonë mbështilleni me një leckë pambuku ose peshqir .

Arnica

Kjo bimë ka veti anti-inflamatore që mund të jenë të dobishme në prani të dhimbjes së shpinës. Gjendet lehtësisht në formate të ndryshme, duke përfshirë pomadën ose xhel për t’u aplikuar në pjesën e dhimbshme.

Masazhet

Masazhi është një ilaç i shkëlqyer për lehtësimin e tensionit të muskujve. Stimulon qarkullimin e gjakut, si dhe promovon një efekt relaksues që ndikon në të gjithë trupin. Jo të gjitha teknikat e masazhit janë të njëjta, megjithatë, dhe vetëm disa mund të ofrojnë me të vërtetë lehtësimin e dhimbjejeve.

SHKARKO APP