Dhimbjet e shpinës, ja çfarë i shkakton dhe si mund ti shmangni!

Sipas studimeve të realizuara nga Universiteti i Sidnejit kanë zbuluar se shumica e njerëzve me dhimbje në shpinë gabimisht i janë qasur këtij problemi shëndetësor duke u pasivizuar dhe pushuar, ndërsa ushtrimet i kanë lënë pas dore. Studimi i fundit ka konfirmuar se sa më shumë stërvitje, në mënyrë të konsiderueshme ndihmon reduktimin e dhimbjeve të shpinës.

Ky studim ka “hedhur” poshtë teoritë e rreth 20 përqind të studimeve të bëra më parë të cilat gabimisht kanë vlerësuar trajtimet e dhimbjeve, posaçërisht në pjesën e poshtme të shpinës. Bazuar në të dhënat e mbledhura nga rreth 30 mijë pjesëmarrës të studimit, është zbuluar se ushtrimet e shpinës të bëra sipas rregullave, ulin dhimbjet si dhe rrezikun e dhimbjes së shpinës në të ardhmen. Gjithashtu, rezulton se dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës është reduktuar për 35 përqind tek pacientët të cilët kishin ushtruar më shumë se një vit.

Pas këtij eksperimenti, dhimbjet e shpinës janë reduktuar për 45 përqind tek ata të cilët në mënyrë të rregullt praktikonin uljen dhe ngritjen e sendeve të rënda. Si ushtrim më efikas u tregua të jetë joga, si tek burrat ashtu edhe për gratë, pasi që përfshin forcimin dhe zgjatjen e muskujve njësoj. Nga ana tjetër, studimi nuk ka mundur të zbulojë rolin e shtrojave për këpucë apo rripit për kurrizin, i cili gjoja zvogëlon dhimbjet e shpinës. “Sa më shumë që përdorni dhe ushtroni shpinën, aq më të mëdha janë gjasat për të mbajtur të fortë, të shëndetshme dhe në formë”, tha fiziotarapeuti dhe studiuesi në Universitetin e Sidnejit, Chris Maher.

SHKARKO APP