Dhjetë ushqime që djegin kaloritë
Dietat e shëndetshme përfshijnë ushqime që mund ta ndihmojnë metabolizmin për të djegur më shumë yndyra dhe për t’u ndier më të ngopur, pa rënë në tundim për të konsumuar ushqime me kalori. Cilat janë ato? Më poshtë do t’ju japim listën e plotë të këtyre ushqimeve:
1. Shalqiri Është një nga ushqimet që përmban sasi të mëdha uji dhe të jep ndjesinë e ngopjes. Ai ka vetëm 16 kalori për 100 gramë, është pa yndyrë dhe ka nivel të ulët të sheqerit. Shija e ëmbël e tij, në fakt, nuk është nga sheqernat, por nga substanca aromatizuese natyrale që të japin ndjesinë e ngopjes. Mundohuni të hani një fetë para se të uleni në tavolinë dhe ju do të shihni se si oreksi do t’ju pakësohet dhe kësisoj do të hani më pak.
2. Uthulla Uthulla, së bashku me vajin e ullirit, është një shoqëruese e shkëlqyer e ushqimeve. Shumë studime sugjerojnë se uthulla e ndihmon trupin për të luftuar yndyrat.
3. Kafeja Ka nivel të ulët të kalorive dhe aktivizon metabolizmin, por vetëm pak. Kini kujdes, mos shtoni shumë kur e konsumoni, që të mos humbni ekuilibrin.
4. Sallata A ka ndonjë mënyrë që të rritë ndjesinë e ngopjes? Hani një tas sallatë para fillimit të vaktit. Sallata jeshile, për shembull, është e pasur me ujë.
5. Speci Përmban një substancë pa shije, capsaic-in, i cili duket se jua pret oreksin dhe përshpejton metabolizmin, por vetëm për pak.
6. Dardha dhe molla Të dyja këto fruta mund të hahen si një meze e lehtë, sepse të dyja përmbajnë ujë, që ju krijon ndjesinë e ngopjes. Jo vetëm molla, por edhe dardha nuk kanë shumë kalori dhe janë të pasura me fibra.
7. Agrumet Portokallia e kuqe sidomos. Është një frutë që është përdorur gjithmonë në dieta, jo aq shumë për aftësinë për të djegur dhjamin, sesa për sasitë e ulëta të kalorive, si edhe më pak sheqerna.
8. Çaji jeshil Përbërësit aktivë të çajit jeshil mbeten të paprekur dhe thithen menjëherë nga trupi. Për të pasur efekt, duhet të konsumoni çaj jeshil në sasi të mëdha, të paktën pesë gota në ditë, të barabarta me një litër.
9. Perimet e freskëta Ato mund të jenë një alternativë e mirë për të rënë në peshë. Teksa i përtypni të gjalla, ato përmbajnë sasi të mëdha uji, e cila ju krijon ndjesinë e ngopjes.
10. Uji Sa më shumë ujë të konsumoni gjatë ditës, aq më shumë kalori të tepërta digjni dhe në të njëjtën kohë, aq më të ngopur ndiheni, duke mos e pasur mendjen te të ngrënët e tepërt.